Dua Lipa ia ‘thirrë’ Shpend Ahmetit postin e kryeministrit

By

Këngëtarja nga Prishtina me famë botërore, Dua Lipa sot u prit nga kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti në një takim në zyrën e tij.

Pas takimit mes dyshes, në hollin e ndertesës së komunës u zhvillua edhe një prononcim për media ku këngëtarja bëri një ‘lëshim’ të vogël.

Duke iu falemnderua Shpendit për punën, atij iu referua si kryeministër, epitet që u prit shumë mirë me buzëqeshje nga kryetari i Prishtinës por edhe gazetarët, njëri prej të cilëve u shpreh: ‘Hajde ishalla’.

‘O bre, gati e pata, për pak’ – deklaroi krijuesja e hitit ‘Hotter than hell’ pas gabimit të vogël.

Tutje, i pari i kryeqytetit zbuloi se e gjithë ideja për koncertin pati nisur kur ishte takuar në New York me Duan, për t’u konkretizuar shpejt falë vullnetit dhe gatishmërisë.

Në takim, përpos Duas dhe Shpendit të pranishëm ishin edhe nënkryetari i Komunës Dardan Sejdiu, babai i këngëtares, Dukagjin Lipa, Saranda Bogujevci dhe drejtori i Kulturës, Besart Vllahinja. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm