Dua Lipa do të përzgjedh konkurrentin e Mbretërisë së Bashkuar për “Eurovision 2022”?

By

“Eurovision 2021” ka dhënë lajmin se do të vazhdojë me organizimin e spektaklit. Së fundmi është përfolur se Dua Lipa po përzgjedh artistin që do të përfaqësojë Mbretërinë e Bashkuar në spektaklin e madh evropian.

Kjo nuk është plotësisht e vërtetë sepse është ekipi i saj me të cilin artistja punon përgjegjës për selektimin.

Ekipi menaxherial i cili gjithashtu kujdeset për Ellie Goulding dhe Hailee Steinfeld, do të marrë përsipër përzgjedhjen pasi MB doli e fundit në konkursin e këtij viti.

James Newman nuk arriti të shënojë një pikë të vetme me këngën e tij, Embers, duke zgjeruar një seri të turpshme dështimesh në konkurs.

Asnjë pjesëmarrës në Mbretërinë e Bashkuar nuk ka hyrë në top 10 që nga Jade Ewen në 2009.

Përfshirja e Tap do të thotë që kompania diskografike BMG nuk do të përfshihet më në përzgjedhjen konkurrentëve nga MB. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm