Dua Lipa më në fund bëri debutimin e saj në tapetin e kuq me të dashurin Romain Gavras në Festivalin e Filmit në Kanë të premten.
Krijuesja e hitit “Don’t Start Now”, 27 vjeçare u shoqërua me të dashurin e saj regjisor francez, 41 vjeçar, teksa pozuan para kamerave në daljen e tyre të parë publike së bashku.
Fituesja e trefishtë e Grammy-t zgjodhi një fustan elegant të zi të gjatë me një sup, me prerje dhe një të çarë të gjatë.
Ajo e kombinoi veshjen me klas me një palë taka me rripa dhe bizhuteri minimale.
Ndërkohë, Gavras e mbajti atë klasik me një kostum të zi të kombinuar me një këmishë të bardhë dhe kravatë të zezë.
Dyshja dukej se ishin në humor të mirë në shfaqjen e mbushur me yje të “Omar La Fraise (Mbreti i Algjerit)” dhe u panë duke qeshur së bashku ndërsa kapeshin për dore.
Lipa u lidh për herë të parë me Gavras në shkurt, pasi dyshja lanë së bashku një festë në Londër, sipas Entertainment Tonight.
Dyshja u panë më vonë të kapur për dore në Javën e Modës në Paris po atë muaj.
Në mars, burimet pohuan se dyshja ishin “takuar në heshtje për muaj të tërë” pas ndarjes së saj nga Anwar Hadid.
“Ata kanë shijuar të kalojnë kohë së bashku. Dyshja takuan rrethet e ngushta të njëri-tjetrit gjatë periudhës festive dhe kanë shumë të përbashkëta.”
“Dua e di se sa e rëndësishme është të gjesh dikë që e kupton industrinë e saj. Ajo ndjen se Romain e kupton plotësisht. Ata të dy janë njerëz vërtet kreativë”, shtoi burimi i brendshëm.