Në vazhdën e koncerteve nga shtëpia, dy super artistë sonte bëhen bashkë për performancë me mesazh.
Dren Abazi dhe Vjollca Robelli që paraqitjet i ka të rralla, nga ora 18:00 do të performojnë në një transmetim live në televizionin publik në kuadër të iniciativës nga UN Women.
Kauza bën thirrje për bashkim kundër dhunës në familje dhe ndani barrën e punës së shtëpisë e cila nuk paguhet, kundër dezinformimit dhe gjuhës së urrejtjes.
Ngjarja do të përfshijë video mesazh nga Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, znj. Ulrika Richardson si dhe znj. Vlora Tuzi Nushi, Shefe e Zyres së UN Women.