Drama personale, Fifi po vuan për dashurinë e pamundur?!

By

Raportet e Fifit me dashurinë kanë qenë gjithnjë të koklavitura.

Këngëtarja edhe pse s’ka treguar shumë për këtë pjesë, vetë ka ‘ngacmuar’ me sinjale nga më të ndryshmet në rrjete sociale.

Kur jemi tek kjo pjesë, pasi u kuptua se Xhuljo, i dashuri i supozuar i saj është fejuar me dikë tjetër, Fifi është në fazën e ‘vuajtjes’ për dashurinë (të cilën nuk e ditëm asnjëherë saktë).

Dhe ‘vuajtjen’ po e bën me një nga këngët më ikonike të kësaj teme.

Fjala është për këngën “Dy shokë” të Nora Istrefit.

Fifi në një postim në Instagram duke e kënduar me ç’rast është shprehur:

“Kurrë s’ma ka marr menja që ka me mu përshtat najher kjo kangë”

No description available.

Nëse e keni harruar tekstin e kësaj kënge, fabula flet për një lidhje të dështuar në të cilën femra ka insistuar që të mbesin vetëm  shokë, teksa tashmë  është e “vetme në shtrat”.

Nuk do mundem unë ta fal gabimin tonë që na mundon nga ky çast

Nga ajo natë, e vetme në shtrat Herë e lodhur, zemra ndihet në faj,

Se i thoja, i thoja unë: “Të jemi shokë e jo më shumë”.

Ehh Fifi! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm