Një nga albumet më të pritura kohën e fundit ka një tjetër pengesë.
Superylli kanadez, Drake, ka vendosur të shtyjë për herë të dytë lansimin e “Certified Lover Boy”, kësaj here vonesa bëhet për shkak të disa arsyeve personale, që përfshin një dëmtim serioz në gju dhe operacionin pasues.
Reperi fillimisht kishte vendosur që albumin ta bëjë gjatë verës 2020 dhe më pas e shtyu për janar 2021, përpara pengesave të fundit.
“Unë isha duke planifikuar të publikoja albumin tim këtë muaj, por midis operacionit dhe rehabilitimit, energjia ime i ishte kushtuar shërimit”, shkroi Drake në një postim në Instagram.
“Jam me fat që jam përsëri në këmbë duke u ndjerë shkëlqyeshëm dhe i përqendruar në album, por CLB nuk do të lansohet në janar”, shtoi ai. /Prive.al