Një nga emrat më të shquar shqiptarë në fushën e mjekësisë estetike është Dr. Rezana Saraqi.
Së fundi ajo ka mbajtur një trajnim sa i përket aplikimit të fillerave dermalë.
Ajo publikoi edhe disa fotografi që janë shkrepur gjatë sesioneve.
“Disa momente nga trajnimi i fundit mbi aplikimin e fillereve dermal.Trajnim gjate te cilit nuk kurseva asgje nga dija dhe eksperienca ime per ti shpalosur me koleget e mia (all the tips and tricks ;). Sukses te dashura, duke ju pergezuar per vullnetin dhe guximin per te qene pjese e fushes se mjekesise estetike”, shkroi ajo në postimin e saj.
Doktoresha Rezana Saraqi së fundmi përfaqësoi Kosovën në një nga kongreset më të mëdha të mjekësisë estetike në mbarë botën.
Doktoresha e stomatologjisë dhe mjekësisë estetike është në mesin e kirurgëve dhe injektuesve më të njohur ndërkombëtarisht në Kongresin që po zhvillohet në Dubrovnik të Kroacisë.
Komiteti Shkencor i Kongresit që u zhvillua për herë të tretë ka ftuar disa nga ekspertët më të shquar ndërkombëtarë në botën e estetikës, luftimit të plakjes dhe dermatologjisë për të ndarë përditësimet më të fundit në këto fusha.
Saraqi është edhe pjesë e ekipit profesional që mirret me transformimin e kandidatëve në “S’kompekse”. Për të parë më nga afër punën e saj ndiqni të plotë videon e mëposhtme. /Prive.al