‘Dorëzohet’ Noizy, sonte s’performon në Gjilan!

By

Dje e sot u njoftua performanca e sontme që Noizy planifkonte ta mbante në Gjilan, përkundër fletarrestit të lëshuar ndaj tij nga Policia e Kosovës.

Por, siç duket edhe kjo performancë është anuluar, si edhe plot të tjera së fundmi si shkas i problemeve me ligjin.

Ishte Noizy ai që përmes një storie në Instagram, njoftoi që sonte nuk do të paraqitet pranë publikut në koncertin e prenotuar.

“Sonte nuk mund të jem në Gjilan”, shkroi reperi.

Organet e rendit paralajmëruan Noizyn se do ta arrestojnë nëse e hasin diku.

Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi rajonal i policisë, Ismet Hashani.

“Ju njoftojmë se personi i apostrofuar nga ana e juaj është në kërkim policor dhe i njëjti në çdo moment që do të takohet nga ana e Zyrtarëve Policor pa marrë parasysh në cilin lokacion, ai do të arrestohet dhe dorëzohet në njësitin përkatës që është në kërkim të tij”, tha ai.

Dyshohet se javën e kaluar dy persona janë rrahur keq nga grupi i Noizyt, për çka edhe po kërkohet ky i fundit.

 

Artikuj të ngjashëm