Në ditën e të dashurarve, banorët e kishin mundësinë të përshëndesnin me një këngë personin e tyre të zemrës dhe Donaldi ka zgjedhur një këngë që i dedikohet vetëm Trixës dhe atij.
“Do doja që ta përshëndesja Trixën me “Fire on fire” të Sam Smith, është kënga jonë. I them që më mungon shumë dhe e dua shumë. Dhe i them që të mos më japë karton të verdhë se kartonin e parë të verdhë ma dha ditën e premte”, u shpreh Donaldi.
Shihni momentin në videon e mëposhtme. /Prive.al