Teksa raporti mes Donaldit dhe Beatrix është në fokus, komentet nga ndjekësit nuk kanë qenë më të mirat e mundshme.
Një pjesë e konsiderueshme nuk e kanë pëlqyer afërsinë duke e interpretuar si “tradhti” kundrejt Borës.
Në lidhje me këtë, ka pasur reagim në profilin zyrtar të Beatrix në Instagram.
Aty, raporti është konsideruar “dashuri”.
Por, njëri prej komentuesve është shprehur se Donaldi është i Borës.
“Ku tërhiqen këto çertifikatat e pronësisë për njerëzit?” – ka qenë pyetja që ka pasuar.
Personi (anonim) që mban llogarinë e Beatrix e ka precizuar se nuk është “as Albani e as dikush tjetër nga familja”.
Kush e mban llogarinë e Beatrix? Një shoqe mbase? Presim ta kuptojmë me kohë! /Prive.al