Reperi Don Xhon duket se ka vendosur të flasë pa dorashka mbi fenomenin e tejpërhapur të bashkëpunimeve në industrinë muzikore shqiptare.
View this post on Instagram
AI përmes një serie të postimeve në Instagram ka thumbuar drejtpërdrejtë kolegët e tij, një pjesë shumë e madhe e të cilëve e kanë harruar konceptin e të bërit këngë vetëm.
“Allahile ka sa bashkëpunime i keni bo këtë verë me u nxjerrë prej krize? Mos më shtini edhe sivet me ua rikujtu Katilen, vet dmth me ja u vdekë matematikat sa 100 bashkëpunimet që i keni bo me i mbledh forcat”, është shprehur ai mes tjerash.
“Kallxone veten, mos u fëlliqni më për një bashkëpunim tani mos me folë mes vete”, vazhdon reagimi i Don Xhonit i cili e ka paralajmëruar një gjë të bukur gjatë muajit qershor.
Me kë mund ta ketë pasur specifikisht Don Xhoni? /Prive.al