Rapsodi i njohur shqiptar Zejnullah Bajrami, ndërroi jetë me datë 19 Tetor 2017. Përpos që ishte i njohur personalisht, Bajrami ishte baba edhe i dy fëmijëve artistë, Arta Bajrami dhe Don Arbas.
Ky i fundit sot gjatë ditës ka postuar në llogarinë e tij në Instagram një fotografi të babait të tij tashmë të ndjerë duke i dedikuar disa fjalë.
“Baba jem do të kujtoj deri në frymën e fundit” – ky është mesazhi që shoqëron imazhin e shpërndarë.
Zoti Zejnullah nga jeta u nda në moshën 65 vjeçare./Prive.al