Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka vendosur të bëj një tatuazh të ri.
Në zonën e dorës poshtë shuplakës ajo ka stampuar një altoparlant nën mbishkrimin ‘Be heard’.
Duket se këngëtarja ka vendosur t’ia rikujtojë vetës vazhdimisht se duhet që zëri i saj të dëgjohet, dhe për këtë tatuazhi në një zonë që e sheh shpesh është më se i nevojshëm.
Kujtojmë se gjatë këtij muaji Bebe Rexha publikoi klipin e këngës “I Got You”. Në të vërtetë, kënga ishte publikuar në muajin tetor të vitit të kaluar në versionin audio, por tani i është bashkuar edhe klipi. Bebe duket shumë joshëse në këtë klip. /prive.al/