“Do ta bëjmë me zor” – Ronela Hajati ka një premtim për vitin 2020

By

Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri në vitin 2020.

Teksa ky vit po përfundon, Ronela Hajati ka bërë një postim në Instagramin e saj në mënyrë që t’i falënderonte të gjithë fansat e saj për mbështetjen që ka marrë gjatë 2019-tës.

Por, përveç kësaj, ajo bëri edhe një premtim publik.

“Po e mbyll kete vit me kujtimet me te mira prej jush! Cdo duartrokitje, support , dashuri, do mundohem tua kthej dyfish! Kam shume materiale gati por po e le gjithcka per vitin tjeter! E ndjej qe 2020 do jete mrekulli, por edhe po mos te jete do ta bejme me zor”, ka shkruar ajo.

Theksojmë se Ronela ka qenë shumë aktive gjatë këtij viti.

Ajo solli shumë projekte të suksesshme dhe pati shumë koncerte kudo në trojet shqiptare dhe jashtë tyre./Prive.al

Artikuj të ngjashëm