Me krijimtarinë e tyre muzikore ata vazhdojnë stoikisht të qëndrojnë lart në mesin e emrave që shkruan historinë e hip-hopit shqiptar.
Fjala është për djemtë e grupit TBA të cilët ndonëse me numër të madh të projekteve bashkëpunimet me femra i kanë pasur të pakta.
Por duket se akullin do ta thyejë Jetoni i cili tash e një kohë është zhvendosur në Prishtinë ku ka hapur shtëpinë diskografikë ‘Blloku par’.
Ai këtë vit do të bashkëpunoj me këngëtaren Flaka Krelani, ndonëse jo me duete.
Këtë e ka paralajmëruar vetë krijuesja e ‘Zjam’ që përmes rrjeteve sociale ka treguar mbi një frymë të re që pritet të vijë së shpejti.
‘Gjëra të reja, erë e re, Zjam i ri, bashkëpunime dhe të tjera. Për më shumë, qëndroni të informuar’ – ka deklaruar Flaka në një postim në Facebook.
Tashmë kur emrat e lartëcekur bashkë me të tjerë janë krijuar si ekip, pa dyshim se edhe idea e ndonjë bashkëpunimi të mundshëm në projekte muzikore do të rezultonte si e qëlluar. /Prive.al/