Djema vëmendje! Enca Haxhia bën listën e gjërave që do tek partneri, por a ekziston ky djalë?

By

Këngëtarja e famshme shqiptare Enca Haxhia, është një vajzë single në pritje të një të dashuri që do i marrë zemrën.

Haxhia është pyetur madje nga fansat e saj në Instagram, se cili është tipi i mashkullit Ideal sipas Encës.

Ajo ka ndarë ca kohë që t’iu përgjigjet të gjitha pyetjeve në Instagram dhe këtë pa dyshim që e ka zgjedhur t’i japë përgjigje.

Dhe Enca ka bërë një listë të tërë të gjërave që do tek partneri të cilin ajo do e konsideronte ideal. E në listë janë këto gjëra:

“Të jetë mbështetës, inteligjent, një cikë artist në zemër, punëtor i madh, i edukuar, besnik, me sens humori dhe i papërtuar. Në fund, thekson KËDO QË I JEP ASAJ PAQE”.

Por pasi ka dhënë përgjigje se një djalë i tillë nuk ekziston!

Djema, jeni të gatshëm t’ia provoni Encës që një djalë si ky ekziston dhe ajo nuk ka të drejtë me paragjykimin?

 

Artikuj të ngjashëm