Halloween po shënohet sot gjithandej nëpër botë.
Janë fëmijët ata që kryesisht gjatë orëve të pasditës veshin kostumet e preferuara dhe dalin për të shijuar këtë festë.
Njejtë ka vepruar djali i Ledina Çelos që madje i ka kërkuar nënës që t’i bashkangjitet me një transformim në pamje.
Por edhe pse e ka kërkuar vetë një gjë të tillë, djaloshi duket se është frikësuar nga imazhi i ri i nënës dhe ka filluar të qajë.
‘Nje nga ditet me argetuese per mua. “mama te lutem behu Vampir te lutem!!! Dhe ja c’ndodhi me pas’ – ka shkruar këngëtarja sipër fotos së postuar në Instagram ku tregohet ky moment. /Prive.al/
https://instagram.com/p/9gem4qvv0p/