Këngëtarja Arta Bajrami të shtunën në Prive bëri të ditur lajmin që brenda pak muajsh pritet të bëhet nënë sërish.
Pas muaj ardhjes në jetë të djalit Ideal Morris Sekiraqa, këngëtarja është sërish shtatzënë, respektivisht në muajin e tretë.
Për Prive, ajo tregoi se ky zhvillim nuk ishte planifikuar nga çifti por sidoqoftë është tejet i mirëseardhur.
Por çka do donte Arta të ishte fëmiu i tretë?! Një motër apo vëlla për Viktorian dhe Ideal Morrisin?!
Këngëtarja pati një përgjigje interesante kur e arsyetoi dëshirën e saj për një djalë të dytë. Detajet ua sjell videoja e mëposhtme. /Prive.al/