Emrin artistik të tij e hasim shpesh në posterë të mbrëmjeve muzikore.
Kudo që është Babastars është edhe DJ First që mbrëmjet muzikore i bën të paharrueshme për secilin pjesëmarrës.
Por, nëse mendoni se kjo është e tëra që Dj First di të bëj atëherë gaboheni.
Ari, përpos si DJ i labelit Babastars është trajner personal i shumë fytyrave publike dhe kjo prirje e tij vërehet prej aeroplanit.
Linjat mahnitëse trupore kombinuar me stilin që ka bëjnë që ai të jetë ëndrra e shumë femrave, por deri tani nuk dihet se kush ia ka marrë zemrën vetë Arit, megjithëse shihet i rrethuar me shumë femra përfshirë edhe Morena Tarakun.
Derisa të kuptohet një gjë e tillë neve na mbetet të shijojmë muzikën e atij që pa dyshim është DJ më hot i trevave shqiptare. /PRIVE.AL