Kësaj here Sara Berisha realizoi një Q&A më ndryshe në llogarinë e saj në Instagram.
Ajo do të pranonte 10 pyetje të cilave do t’iu përgjigjej DJ PM dhe kështu u bë.
Një nga pyetjet ishte “Çfarë nuk të pëlqen tek Sara”, përgjigje të cilën PM e nisi me shaka duke thënë, “Tek Sara nuk më pëlqejnë shumë gjëra”, dhe Sara dëgjohet teksa qesh në sfond.
Më tej, DJ PM nisi të elaboronte përgjigjen e tij duke thënë:
“Nuk më pëlqejnë shumë gjëra, por njëra që nuk më pëlqen më shumë është që kur Sara, kur duam të bëjmë diçka edhe Sara është kundër, nuk bëhet. Sara do të bëjë diçka që ne nuk na bëhet, ajo ia nis të qajë. Bën një fytyrë kështu, tkurret. Dhe ne duhet ta bëjmë. Ose na thirr policinë na thirr zjarrfikësen”.
Shihni më poshtë videot që Sara ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram. /Prive.al