Një DJ i njohur australian, u gjet i vdekur në një kompleks turistik në ishullin indonezian Bali, njofton policia.
Policia indoneziane tha se ende po hetojnë vdekjen e Adam Neat – 42 vjeçarit, i cili përdorte emrin skenik Adam Sky.
Raportimet e para thonë se ai pësoi një prerje të thellë dhe të gjerë në krahun e tij, që rezultoi me gjakderdhje masive.
Shefi i policisë lokale Dody Monza, tha se trupi i tij u gjet i shtrirë në banjën e dhomës së tij të gjumit, pak minuta pas një grua u dëgjua duke thirrur për ndihmë.
Sipas hetuesve, dyshohet se ai ishte me një mike, e cila ishte e zhveshur pranë vilës.
Monza tha se gruaja e Neat mbërriti në Bali pas vdekjes së tij dhe refuzoi një autopsi.