Artisti me reputacion botëror Black Coffee elektrizoi atmosferën në natën e parë të festivalit “Sunny Hill”.
DJ-i senzacional, emri i vërtetë i të cilit është Nkosinathi Innocent Maphumulo, pos që e dëshmoi profesionalizmin e tij për adhuruesit e muzikës elektronike, ai u shfaq i veshur me plot stil.
E për veshjen e fituesit të çmimit ‘Grammy’ DJ Black Coffee u përkujdes brendi ‘Bukur’ i disenjatores kosovare, Blerina Kllokoqi – Rugova.
Ai u pa edhe me një kapelë ngjyrë jeshile që në qendër kishte pikërisht logon e brendit ‘Bukur World’.