Dizajneri egjiptian zbulon fustanin e bardhë më të shtrenjtë në botë

By

Dizajneri egjiptian Hany El-Behairy prezantoi shfaqjen e tij vjetore të modës në Kajro në 23 dhjetor me shumë yje e të famshëm në rreshtin e parë.

Image result for Hany El-Behairy

Dhe siç është zakon, stilisti i veshjeve të mbrëmjes mbylli shfaqjen me një fustan dasme, modeluar nga aktorja egjiptiane Mai Omar, që vlerësohet që ka çmim 15 milionë dollarë.

Arsyeja për çmimin e lartë (super të lartë)? Veshja e zbukuruar shumë është bërë nga qindra e qindra diamante dhe gurë të çmuar të vegjël.

View this post on Instagram

@maiomar_ 😍 @hanyelbehairycouture 💯 th #fashionshow

A post shared by NoraYoussef_photography (@norayoussef_photography) on

Aktorja “Rayah El-Madam” kishte veshur fustanin me shumë shkëlqim, i cili duket si një minifund në pjesën e përparme dhe përmban një bisht të gjatë në pjesën e pasme, me një vello të zbukuruar me yje.

Fustani i ngopur me diamante bashkohet në listën e fustaneve të tjera të famshme të kushtueshme të dasmave, të tilla si trashëgimia e bizhuterive Swarovski, të bëra me porosi prej një milion dollarë, dhe një fustan martese prej një milion dollarësh të Kim Kardashian West, të dhuruar nga Riccardo Tisci.

Sidoqoftë, titulli si “fustani i bardhë më i shtrenjtë në botë” më parë i përkiste një bashkëpunimi të vitit 2006 midis stilistit Renee Strauss dhe argjendarit Martin Katz, i cili rezultoi në një krijim të mrekullueshëm të mbuluar në 150 karat diamante dhe i cili ishte vlerësuar me 12 milionë dollarë.

Nuk është hera e parë që stilisti egjiptian vendosi të krijojë fustanin më të shtrenjtë në botë. Në vitin 2017, El-Behairy prezantoi aktoren egjiptiane Yousra El-Lozy në një dizajn të zbukuruar me diamante, i cili vlerësohej të ishte me vlerë 4 milionë dollarë.

 

 

Artikuj të ngjashëm