Ditëlindjen jashtë Prishtinës, Agnesa Vuthaj zgjedh këtë vend për festë

By

Një imazh me një përshkrim të shkurtër e domethënës, ishin postimi i Angesa Vuthajt në ditën të përvjetorit të lindjes.

Bukuroshja e ndërmarrësja shqiptare, Vuthaj, këtë të enjte ka mbushur 32 vjet ndërsa festën e ditëlindjes e ka zhvendosur në Kotor të Malit të Zi.

Life is a journey to be experienced #february8

A post shared by Agnesa Vuthaj (@agnesavuthaj) on

Ajo ka publikuar në profilin e saj në Instagram një fotografi të realizuar nën rrezet e diellit të këtij vendi bregdetar, në të cilën edhe vet Agnesa rrezaton.

Vuthaj s’e ka bërë të ditur se me kë ka udhëtuar atje për të festuar 32-vjetorin, megjithatë ky imazh është realizuar nga dikush dhe një person qëndron prapa kamerës.

Mirëpo Vuthaj është tejet e rezervuar sa i përket jetës personale dhe asnjëherë nuk është komentuar për ndonjë lidhje të mundshme. Ajo ia ka dalë ta mbajë këtë pjesë të paprekur nga mediat. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm