Ditëlindja e Dr. Florit: “West Side Family” po i përgatit dhuratën

By

Ndonëse kanë kaluar katër vjet qysh ai është ndarë nga jeta, emri i tij s’është harruar nga publiku, e miqtë e tij ende i festojnë ditëlindjen.

Anëtarët e grupit të tij West Side Family, ende i bëjnë dhurata për ditëlindje si një mënyrë për t’i treguar atij e familjes së tij, se sa shumë u mungon.

Image

Landi Hysi, ka publikuar në profilin e tij në Instagram një mesazh përmes së cilit kumton lajmin se ata po përgatisin diçka, që i dhurohet edhe në amshim Dr. Florit si dhuratë.

Landi ka deklaraur se në kanalin e grupit në Youtube, ata do publikojnë këngë të reja nga koncertet e tyre. /Prive.al

Image

Artikuj të ngjashëm