Sot është ditë zie për babanë e Dua Lipës, Dukagjinin.
Përmes një postimi në Facebook, ai njoftoi se ka ndërruar jetë një mik i tij me emrin Riza Gjakova.
Sipas përshkrimit të babait të këngëtares së njohur, i ndjeri ka qenë duke luftuar me një sëmundje të rëndë, por detaje të tjera nuk ka dhënë.
‘Keshtu do t’mbaje n’mend gjithmone. T’lumtun e t’buzeqeshun.
Kom mendu qe ishim t’pregatitun, por dhembja m’shtohet me cdo moment. Ka me m’marre shume malli per ty.
Riza Gjakova 19.11.1958 – 03.09.2018
(Varrimi behet sot ne varrezat e qytetit te Pejes ne oren 17:00.)’, ka shkruar Lipa.
Dukagjini së fundmi ishte në Kosovë për shkak të festivalit ‘Sunny Hill’ ku performoi edhe vajza e tij Dua, si dhe shumë artistë të tjerë të njohur./Prive.al