Dita e sotme ishte paraparë për Bebe Rexhën si një ditë e mbushur me angazhime, set fotografik në Londër e disa punë të tjera.
Por, papritmas, dita ka rezultuar të mos jetë më e mira e mundshme.
Kjo për faktin se të gjitha llogaritë në rrjete sociale tashmë i janë hakuar.
Facebook-u, Instagram-i, Twitter-i, Snapchat-i dhe më shqetësuesja, kanali në Youtube tashmë nuk gjenden nën kontrollin e saj.
Këngëtarja ka hapur një llogari të re të përkohshme nga ku ka bërë të ditur se po bëhen të gjitha përpjekjet për të kthyer sërish nën menaxhim llogaritë e saj që zotërohen nga hakerët.
Momentalisht, nga llogaritë po postohen kërkesa për follow të profileve të tjera teksa e gjithë problemi ka ardhur si pasojë e hakimit të e-mailit të Bebe Rexhës. /Prive.al