Këngëtarja Leonora Jakupi ka nisur ditën në mënyrë më pak të mirë të mundshme.
Jakupi, është tmerruar me zhvillimin e ndodhur pas mesnate të rrahjes së ish-gazetares Arbana Xharra.
Duke qenë e para nga komuniteti i artistëve që i është bashkangjitur reagimeve institucionale për sulmin, këngëtarja e revoltuar ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të thënë fjalën e saj.
‘Mbi gjithçka, ajo është nënë! Turp për shoqërinë tonë’ – shprehet mes tjerash në reagim këngëtarja Jakupi. /Prive.al/