Virusi vdekjeprurës është akoma në mesin tonë dhe personazhi i radhës që është infektuar është futbollisti shqiptar, Eros Grezda.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram.
Ai njoftoi ndjekësit që është në ditën e gjashtë të karantinës mirëpo nuk i përditësoi më tej me detajet e simptomave apo gjendjes shëndetësore.
Më poshtë mund të shihni postimin e tij të plotë. /Prive.al