Distanca nuk përbën më problem: Blero gjen mënyrën për ta befasuar Afronën! (FOTO)

By

Showbizi shqiptar natyrisht se nuk do të ishte i njejti pa dyshen e famshme Blero dhe Afrona të cilët me çdo lëvizje të tyre shndërrohen në tituj kryesor të mediave rozë.

Udhëtimet, takimet e postimet e shumta të përbashkëta janë edhe aryset kryesore që dyshja kanë arritur të kenë këtë vëmendje mediatike.

I vetmi problem në lidhjen e tyre mbetet ende ‘distanca’ mes vendeve ku jetojnë dyshja andaj ndonjëherë mund të shndërrohet në faktor jo të këndshëm pasi siç e dimë të gjithë një lidhje nuk do të mund të funksionojë pa takime të shpeshta.

Sidoqoftë edhe për këtë çështje problemi duket se është zgjidhur e këtë na vërteton më së miri postimi i fundit i Afronës.

Ajo ka marrë si dhuratë një buqetë me lule pikërisht nga i dashuri i saj i cili edhe pse në distancë të madhe ka gjetur mënyrën për ta befasuar e për t’i shprehur dashurinë asaj. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm