Disa ditë më parë, Mac Miller u nda nga jeta nga një mbidozë drogë. Shumë nga fansat kanë akuzuar Ariana Granden për vdekjen e tij dhe këngëtarja nuk reagoi aspak ndaj këtyre komenteve thjesht postoi një foto të Miller bardh e zi pa asnjë koment dhe ka bllokuar edhe komentet e ndjekësve në atë foto.
Sipas Us Weekly, miq të këngëtares kanë treguar se ajo ndihet e shokuar dhe e ka zemrën e thyer.
“Zemra e saj është thyer. Edhe familja e saj është e shokuar, pasi Miller u bë pjesë e familjes, gjatë lidhjes së tij me Arin. Ai ishte një person shumë i rëndësishëm në jetën e saj. Edhe përse u ndanë, ajo dëshironte më të mirën për të.” –janë shprehur miqtë e Ariana Grande-s.