DJ dhe producenti amerikan i muzikës Diplo, emri i vërtetë i të cilit është Thomas Wesley Pentz është paditur për gjoja shpërndarje pornografike hakmarrëse.
Një grua nga Nju Jorku me pseudonimin e Jane Doe paditi Pentz në një gjykatë në Kaliforni.
Gruaja, 21 vjeçe kur u takua për herë të parë me DJ-në në qershor të vitit 2016 – ata filluan të shkëmbejnë foto të ngarkuara seksualisht përmes Snapchat në prill të atij viti – u angazhua në një marrëdhënie rastësore me Diplon mbi shtatë vjet dhe pretendoi se ai ndonjëherë regjistronte takimet e tyre seksuale me lejen e saj, por kurrë nuk pranoi që ai t’i ndante ato, raporton Rolling Stone.
Jane Doe pretendoi se, në nëntor, asaj iu afrua dikush që pretendonte se kishte foto dhe video të saj seksuale nga tetori i vitit 2018.
Ajo bëri një raport në polici më 7 nëntor. Në ditët në vijim, Departamenti i Policisë së Nju Jorkut lëshoi një urdhër arresti për Pentz “për shpërndarjen e imazheve intime dhe/ose videove që e përshkruanin atë”, thuhet në padi pos tjerash.