Me versionin e saj të këngës ‘Na’, Arta Hajra bëri që gjithë të kthejnë sytë drejt saj.
Versioni i talentes me banim në Suedi u pëlqye shumë dhe nga plot, u konsiderua më i mirë se origjinali.
Prej asaj periudhe, këngëtarja bëri edhe këngë të saja por cover-at nuk i tradhëtoi.
2017-tën, Arta po e përmbyll me një këngë të vjetër të Genta Ismajlit në versionin e saj.
Këngëtarja ka publikuar në rrjete sociale interpretimin e ‘Pse ike’ me të cilin i ka dëshiruar ndjekësve një fundjavë të mbarë.
Më mirë nga Genta apo nga Arta?! Na thoni mendimin tuaj /Prive.al