Përkundër se po kalon kohë pushimesh në Ibiza me familje dhe shoqëri, prezantuesi Alaudin Hamiti ka ndarë kohë për një sesion pyetjesh.
View this post on Instagram
Ai ka dashur të japë përgjigje për kirreshtjet e ndjekësve të tij mirëpo ka ndryshuar mendje.
Kjo me një arsye.
Mbi 90% të pyetjeve kanë qenë mbi Big Brother VIP Kosova.
Për temën në fjalë ai i ka rënë drejt e shkurt.
‘Nuk kam ç’të them për Big Brother VIP Kosova’, është shprehur ai.
Prej muajsh, mbi sezonin e tretë të programit përfliten shumë gjëra.
Nisja e sezonit të ri televiziv në shtator do të shoshisë duke ndarë spekulimet nga e vërteta.
Çka do sjellë vjeshta? Presim e shohim… /Prive.al