Dikush që do Zaimina ka lindur pikërisht sot

By

Shoqëria është ndoshta njëra ndër gjërat më të vlefshme në jetë edhe pse të tilla kohëve të fundit po kemi shumë pak e sidomos mes yjeve të skenës.

Por ka edhe të tillë që mbi çdo gjë vënë shoqërinë, gjë të cilën duhen vite të tëra për ta ndërtuar e ndoshta nevojitet një moment i vetëm që ta shkatërrosh.

E dashurinë ndaj një miku e ka shprehur sot këngëtarja nga Shqipëria, Zaimina Vasjari, e cila përmes profilit të saj në Instagram i ka uruar mikut të saj vallëtarit të famshëm Graciano Taganit ditëlindjen duke i bashkangjitur edhe një fotografi të tyre.

Fjalia që Zai zgjodhi në këtë urim ishte e shkurtër por mjaft e veçantë duke thënë se dikush që ajo do ka lindur pikërisht në këtë ditë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm