Që nga njerëzit e zakonshëm e deri tek personat e famshëm, ndonjëherë marrin mesazhe negative në rrjete sociale. Së fundmi ndodhi edhe me Elitën, ku një nga ndjekëset e saj i çoi mesazh privat, enkas për të kritikuar emrin e të birit të saj.
Moderatorja i ktheu përgjigje shumë publike duke e ndarë me të gjithë ndjekësit e saj.
“Emër Zëri?? Hej zot u bëftë 100 vjet por edhe ju andej nga Shqipëria emra palidhje, ajka etj. Nuk mendoni për të ardhmen e fëmijës se si mund të tallen të tjerët. Ta them nga eksperienca personale. Klb”, i kishte shkruar ndjekësja në mesazhe private.
Moderatorja i ktheu përgjigje duke i shkruar, “Zonjë e dashur, paqt shëndet djali yt Noi. Por mos e baj dert për Zërin e Ajkën se do mbajnë me krenari emrin e tyre SHQIPTAR. Puthje”. /Prive.al