Dikur peshonte 89 kilogramë, aktorja shqiptare tregon ndryshimin drastik që e bëri të humbte peshë

By

Aktorja e humorit Rudina Dembacaj është një personazh që është bërë e njohur për publikun shqiptar falë imitimit të Jozefina Topalli në Portokalli. Së fundmi ajo ka qenë shumë aktive në televizion me emisionin e saj ‘Mos i fol shoferit’, por edhe me pjesëmarrjen e saj në emisionin ‘Në kurthin e Piter Pan’ ku bënte rolin e Pipit.

Tani mbahet si një nga vajzat më elegante të ekranit shqiptar, ajo diku nuk ka qenë aspak kështu. Aktorja ka zbuluar së fundmi që ka pasur probleme me peshën trupore dhe ka peshuar plotë 89 kg.

Tani mbahet si një nga vajzat më elegante të ekranit shqiptar, ajo diku nuk ka qenë aspak kështu. Aktorja ka zbuluar së fundmi që ka pasur probleme me peshën trupore dhe ka peshuar plotë 89 kg.

“Hoqa dorë nga ushqimet e gatshme. Mami më mësoi që çdo fundjavë ta përgatisja vetë ushqimin. Bëja shpenzimet e javës me fruta dhe perime dhe i lija gjysmë të gatshme. Konsumoja supa nga më të ndryshmet dhe super sallata. Dreka ishte krejtësisht normale, me perime të larmishme. Nuk e njihja më parë avokadon, por zbulova se ishte një prej frutave më të shëndetshme. Eliminova çdo lloj pije me gaz dhe alkoolike, si dhe kripën e tepërt (mua më pëlqejnë shumë turshitë, por edhe kripa e tepërt është si sheqeri).

“Bëra ca truçe të vogla, por nuk lashë asgjë jashtë dietës. Sekreti për rezultatin është zvogëlimi i porcioneve. Edhe palestra ka luajtur një rol të rëndësishëm. 3 herë në javë, dy orë. Dhe në fund të të gjitha veglave, ushtrime kardio. Vetëm pas tre muajsh, pata një rezultat befasues”, ka treguar ajo në një intervistë për Pasdite në Top Channel.

Artikuj të ngjashëm