Çiljeta dhe Fifi dikur kanë qenë shoqe shumë të ngushta, madje Çiljeta ka mbajtur në shtëpinë e saj Fifin në fillimet e saj në Tiranë.
Por mesa duket gjërat nuk kanë shkuar dhe aq mirë për dy ish-mikeshat të cilat tani nuk flasin më. Në një intervistë për programin “Tell-all” për “Gazetën Shqiptare”,Fifi i ka kërkuar falje publikisht Çiljetës. Ajo ka thënë gjatë intervistës se Çiljeta Xhilaga është mërzitur me të pasi ajo i ka dhënë pak pikë për këngën e saj “Hajmali” gjatë konkurrimit tek “Kënga Magjike”.
Për këtë Fifi i ka kërkuar falje publikisht Çiljetës duke thënë se ajo është një person i rëndësishëm për të dhe se asnjë gjë nuk ka qenë e qëllimshme.