Në tetor të këtij viti, në “Përputhen” dy vajza u bënë pjesë e programit, Aleandra dhe Iris.
Ato ranë në sy me hyrjen e tyre të veshura si police teksa u shprehën se do vendosin rendin në emision.
Dy vajzat u prezantuan si shoqe të ngushta dhe u shprehën se janë të sigurta që “Përputhen” nuk do e prishë shoqërinë e tyre pasi kanë shije të ndryshme për djemtë.
Mirëpo një djal me emrin Petro përçau miqësinë e tyre më vonë gjatë puntatave. Irisi u përball me Petron në studio për t’i kërkuar llogari për afrimitetin që ai tregoi me Lean, gjatë festës së “Top Channel”, që u organizua kah fundi i tetorit.
Irisi u shpreh e lënduar që Lea kërceu me Petron. Ndërsa Lea zbuloi se e ka pëlqyer Petron, por nuk i ishte afruar për shkak të Irisit. Shoqet shpërthyen në ofendime ndaj njëra-tjetrës mirëpo pas një debati ato filluan të qajnë dhe përfundimisht u pajtuan me një përqafim.
Mirëpo gjatë puntatës së fundit të “Për’puthen” mes tyre ndodhi një tjetër debat i cili përfundoi në një përleshje fizike. E gjithë kjo ka ardhur pas një debati të fortë, ku ka qenë e përfshirë edhe Orsiola. /Prive.al