Dikur kështu, tani një personazh publik shumë i njohur! E njihni vogëlushen në foto?

By

Ajo është ndër figurat kryesore të ekranit shqiptar dhe një emër shumë i dashur për qindra shikues e adhurues të televizionit.

Moderatorja e famshme Rudina Magjistari, kaq simpatike sa është tani ishte edhe dikur.

Magjistari që prej vitesh drejton emisionin “Pasdite” në TV Klan, ka publikuar një fotografi nga fëmijëria e saj dhe duket tejet simpatike.

Me një imazh nga plazhi, ajo madje ka kërkuar nga ndjekësit e shikuesit e saj që të bëjnë një lojë.

“Kjo është nje fotoja ime e vjeter, kur kam qene ne plazh ☺️? Keni dhe ju foto te tilla te vjetra plazhi? Postojini ne Instagram me hashtagun #Rudinaplazh dhe me e bukura prej tyre do shfaqet ne programin tone diten e hene”, ka shkruar ajo, duke e hapur zyrtarisht edhe garën për fotografinë më të bukur të plazhit që shqiptarët e realizuan këtë vit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm