DiCaprio reagon sërish për lumin e Vjosës

By

Aktori i njohur, Leonardo DiCaprio ka shkruar sërish për HEC-et në lumin e Vjosës. Së fundmi ai ka publikuar një foto një Instagramin e tij, ku jep edhe një mesazh: “Jo diga në Vjosë”.

Krahas fotos, DiCaprio shkruan se vijnë lajme të mira nga Shqipëria në lidhje me Vjosën, duke përmendur edhe vendimin e kryeministrit Edi Rama.

“Ndërsa ne presim që Kryeministri Federal dhe qeveria e tij në Bosnjë dhe Hercegovinë të ndërmarrin hapa ligjore për të mbrojtur lumenjtë e vendit, pjesë e ‘Zemrës Blu’ nga shkatërrimi i mëtejshëm nga hidrocentralet e vogla, ka lajme shumë të mira që vijnë nga Shqipëria. Vjosa, një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës mund të shpëtohet nga zhvillimi i hidrocentraleve.

Në 25 Shtator, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama njoftoi se projekti i digës Kalivaç u refuzua dhe se zona do të bëhet një park kombëtar. Parku Kombëtar i lumit të Vjosës do të bëhej vendi më i madh i Evropës për ruajtjen e lumenjve, që mbulon disa qindra-kilometra lumenj e përrenj dhe mbron qindra apo edhe mijëra specie, si ngjala e Evropës në rrezik global dhe flutura e Vjosës e zbuluar së fundmi.

Kjo do të ishte një arritje e madhe për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës dhe parku mund të bëhet një model për Strategjinë e Biodiversitetit brenda kornizës së Marrëveshjes së Gjelbër. Në pritje të më shumë lajmeve të mira në lidhje me veprimet konkrete për mbrojtjen e përhershme dhe të plotë të lumenjve në Bosnjë dhe Hercegovinë, Shqipëri dhe pjesën tjetër të rajonit të Ballkanit që përbëjnë ‘Zemrën Blu”, shkruan aktori i njohur.

DiCaprio shkruan për Vjosën dhe vendimin e Ramës: Lumi mund

Artikuj të ngjashëm