Dhuratat s’kanë pse të jenë gjithnjë të shtrenjta, ja sa kreative u bë Tara për Bleron (FOTO)

By

Lidhja e tyre babë e bijë, është shumë e fortë.

Kjo shfaqet gjithmonë edhe në rrjete sociale, pasi këngëtari Blerim Muharremi, gjënë më të shtrenjtë në jetë e ka vajzën e tij Tarën.

Ajo është e bija e vetme që ka këngëtari, nga martesa e parë me aktoren Teuta Krasniqi, e cila tash ka sjellë në jetë edhe një vajzë, Kaian.

Dashuria e Tarës për Bleron kthehet në mënyrën më të bukur, të tillë që di të japë vetëm një fëmijë.

Tara i ka realizuar atij një kartolinë në formë zemre, të ndarë në dy ngjyra, në të cilën e ka shkruar emrin e saj dhe të babait dhe imazhin e kësaj dhurate kaq kreative, e ka publikuar Blero në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm