Dy ditë më parë, Prive.al ju njoftoi se Dhurata Dora ka nisur xhirimet e videoklipit të ri që pason ‘Shumë on’.
E tashmë punët e vizuelizimit të projektit kanë përfunduar dhe Dhurata ka nisur që të ndajë sekuenca nga xhirimet në rrjete sociale.
Me një imazh të kuruar nga Joni Peci, Arbër Bytyqi e Kaci Lleshi, këngëtarja duket se do shkëlqejë në videoklipin nga Max Production.
Kujtojmë se Dhurata Dora vjen mjaft ndryshe në këtë këngë e cila është thjesht çështje ditësh nga momenti kur do të publikohet. /Prive.al/