Së fundmi, Aferdita Dreshaj ka ndarë disa momente të bukur me familjen e saj.
Këngëtarja është nënë e një djali me emrin Sky i cili tashmë gëzon një dhuratë shumë të veçantë.
Ajo ka ndarë një postim në Story ku ka fotografuar dorën e vogël të vogëlushin ku mban një byzylyk floriri.
Këngëtarja ka shkruar se ky është një byzylyk që i ati i kishte dhuruar dhe që mamaja e saj e ka ruajtuar për vite të tëra dhe tani në dorë e mban i biri i saj.
“Ky byzylyk ka qenë i imi. Babai ma ka dhënë kur jam lindur, mami e ruajti dhe ja dhuroi Sky-it. Tani ai ka diçka ka babai im”, ka shkruar artistja krahas fotos. /Prive.al