Tani është bashkëshortja e një milioneri maqedonas, i cili është tejet i kujdesshëm me dhuratat për këngëtaren Adelina Tahiri.
Instagrami i saj është gjithnjë i mbushur me pakot e blerjeve të shtrenjta, por për Shën Valentin ajo ka marrë diçka më modeste.
Këngëtarja ka publikuar në profilin e saj në Instagram disa imazhe të dhuratave ku shihet një parfum, ndërsa edhe një tjetër qese e markës Louis Vuitton, në të cilën nuk zbulohet se çfarë ka.
Këto dhurata Adelinës ia ka blerë bashkëshorti, me të cilin ajo po pret edhe një fëmijë. /Prive.al