Këngëtarja e shumë hiteve ka kohë që nuk ka sjellë diçka të re sa i përket muzikës teksa projekti i saj i fundit mbetet ‘Bongo’ i cili ishte bashkëpunim me reperin Capital T.
Duket se koha për diçka të tillë tashmë ka ardhur teksa artistja publikoi disa fotografi nga xhirimet e videoklipit më të ri.
E për muzikën sikurse herave tjera edhe këtë herë është përkujdesur bashkëpuntori i saj i ngushtë Alandy ndërsa për videoklipin Max Production.
Edhe sa i përket dukjes artistja nuk ka ndërruar bashkëpuntorët kështu duke vazhduar me të njejtit, Kaci për flokët teksa për grimin Arber Bytyqi.
Ajo duket mjaft bukur në këto fotografi teksa projekti në fjalë pritet të lansohet shumë shpejt. /Prive.al/