Dhurata Dora dhe Douzi me koncerte unike ndërkombëtare

By

“Më Mirë së Bashku” do t’i bashkojë njerëzit në Evropë dhe përtej saj, përmes dy koncerteve falas, të mbështetur nga OneFor, startup në BE që ofron aplikacionin ndërkombëtar për pagesa dhe transfere parash.

Artistët ndërkombëtarë, Dhurata Dora dhe Douzi, do të paraqiten në dy koncerte të transmetuara drejtpërdrejt me 30 shtator 2021. Koncertet interaktive do të jenë të qasshme falas për të gjithë njerëzit anekënd botës, nën organizimin e OneFor, një startup në BE që në bashkëpunim me Mastercard ofron aplikacionin ndërkombëtar për pagesa dhe transfere parash.

Koncertet do të mbështeten nga “LiveNation”, duke iu ofruar për herë të parë audiencës ndërkombëtare një eksperiencë të veçantë. Koncertet mund të ndiqen në transmetim të drejtpërdrejtë plotësisht falas kudo në botë, me mundësinë e “Watch Parties” – ku deri në gjashtë persona mund ta ndjekin koncertin në së bashku, si dhe “Digital Snake Pit”, ku 50 pjesëmarrës mund të ndërveprojnë me artistin përgjatë koncertit.

Karakteristikat e “Më Mirë së Bashku”

Vetë artistët do të zgjedhin dhe ftojnë pjesëmarrësit në “Snake Pit”, përderisa të dy koncertet do të karakterizohen me nga një takim 30-minutësh përshëndetës me artistin. Pjesëmarrësit për takimin përshëndetës do të zgjidhen përmes një shorti në mesin e fansave që shpërndajnë numrin më të madh të referimeve për koncertin. 2,000 pjesëmarrës do të kenë mundësinë të takohen në Bar-in Vritual, të ndërveprojnë mes vete, si dhe t’i bashkohen “Watch Parties”.

Artistja kosovare Dhurata Dora ka lindur në Gjermani nga prindër shqiptarë. Ajo jeton dhe performon në Kosovë. Në vitin 2011 ka publikuar këngën e saj të parë “Vet e kërkove”. Në vitin 2019, ajo depërtoi në skenën ndërkombëtare me këngën që u bë hit “Zemër”, në bashkëpunim me artistin Soolking. Në fillim të këtij viti, ajo publikoi këngën e fundit “Mi Amor”, në bashkëpunim me artistin Noizy. Koncerti i saj mbahet me 30 shtator në ora 17:00.

Ndërkaq, tekstshkruesi, aktori, valltari dhe producenti Douzi është më së miri i njohur për hitet e tij Amar dhe Bikhtissar. I lindur në Marok, depërtimin në botën e artit ai e bëri në moshë shumë të re me këngën kundër luftës “La Lil Harb”. Ai, bashkë me familjen, tani jeton në Belgjikë. Douzi ka fituar çmimin “Celebrity MasterChef Morocco” në vitin 2017, ka shkruar hite si  “Colors” në bashkëpunim me Jason DeRulo, si dhe ka pasur paraqitje në shoun e njohur të NBA “NBA Halftime Performance”. Në vitin 2020, ai ka publikuar albumin e fundit “Khalik Maaya”. Koncerti i tij do të mbahet më 30 shtator në ora 20:00.

OneFor do të ofrojë përmbajtje ekskluzive për klientët e saj lidhur me artistët pjesëmarrës para dhe pas koncertit. Koncerti do të jetë i qasshëm falas anekënd botës. Qasja për ndjekjen e drejtpërdrejtë të koncertit, por edhe për pjesëmarrje në shortin përzgjedhës, mund të arrihet nëpërmjet linkut: OneFor.com/live

Artikuj të ngjashëm